Gati për t’u Regjistruar?

Ju falënderojmë për interesin e treguar ndaj Wondergarden.
Na vjen shumë mirë për besimin e treguar dhe do të ishte kënaqësi t’ju mirëpresim së shpejti në ambientet tona. Për çdo pyetje apo informacion shtesë, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë me profesionalizëm dhe kujdes.

+ 355 67 62 77 065
Procesi i Regjistrimit

01

Na Vizitoni nga Afër

Ju ftojmë të bëni një tur në ambientet tona dhe të njiheni nga afër me atmosferën, metodologjinë dhe përkushtimin që na dallon. Një vizitë në Wondergarden është hapi më i mirë për të parë se si fëmija juaj do të ndjehet i sigurt, i mbështetur dhe i frymëzuar çdo ditë.

02

Dorëzo Aplikimin

Jeni gati të bëheni pjesë e komunitetit tonë? Plotësoni aplikimin dhe nisni udhëtimin edukativ të fëmijës tuaj me Wondergarden. Ne do t’ju kontaktojmë së shpejti për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

03

Takim Prezantues me Stafin

Ju ftojmë të na vizitoni për një takim të ngrohtë dhe miqësor me ekipin tonë edukativ. Ky është një moment i shkëlqyer për të njohur nga afër ambientet, për të bërë pyetje dhe për të ndjerë atmosferën që krijojmë çdo ditë për fëmijët tuaj.

04

Përfundimi i Regjistrimit

Pagesa e tarifës dhe sigurimi i vendit janë hapi i fundit për regjistrimin në Wondergarden.
Me këtë hap, fëmija juaj garanton vendin në programin tonë dhe fillon udhëtimin drejt një edukimi të suksesshëm dhe të kujdesshëm.

pexels pavel danilyuk 8422260
pexels pavel danilyuk 8441839

Dokumentet e Nevojshme për Regjistrim

Për të përfunduar procesin e regjistrimit, ju lutemi sigurohuni që të paraqisni dokumentet.

Kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës
Kartën e vaksinimit të përditësuar
Dokumentet e identitetit të prindërve ose kujdestarëve ligjorë
Formularin e plotësuar të regjistrimit (i dhënë nga qendra)
Shkarko Paketën e Regjistrimit me Informacionet Përkatëse