Programi Ynë
I Krijuar për të Ndihmuar Çdo Fëmijë të Shkëlqejë
Pse Wondergarden?
Zgjedhja më e mirë për hapat e parë të fëmijës suaj!
Në Wondergarden jemi krenarë që jemi ndër qendrat e para në Shqipëri që sjellin standarde të larta ndërkombëtare në kujdesin dhe edukimin e fëmijërisë së hershme.
Ne e kemi ndërtuar filozofinë tonë mbi besimin se vitet e para të jetës janë themeli i zhvillimit të një njeriu të lumtur, të sigurt dhe të suksesshëm. Për këtë arsye, ofrojmë një program të avancuar edukimi, të zhvilluar në SHBA dhe të certifikuar sipas praktikave më të mira bashkëkohore në pedagogji, zhvillim emocional dhe social.
Ky program është jo vetëm i testuar ndërkombëtarisht, por është përshtatur me kujdes për realitetin, kulturën dhe nevojat specifike të fëmijëve në Shqipëri. Qasja jonë ndërthur dashurinë, lojën, eksplorimin natyror dhe mësimin e strukturuar, duke i dhënë çdo fëmije hapësirën që i nevojitet për të zbuluar botën, për të ndërtuar vetëbesimin dhe për të zhvilluar potencialin e tij të plotë.
Zhvillim i Plotë i Fëmijës
Në Wondergarden ndjekim një qasje holistike që vlerëson zhvillimin e plotë të fëmijës – fizik, emocional, social dhe intelektual. Ne besojmë se çdo fëmijë është unik dhe ka nevojë për një mjedis të pasur, të dashur dhe të balancuar për të lulëzuar në të gjitha aspektet e jetës.
Staf i Dedikuar për Fëmijët
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe të përkushtuar, të cilët angazhohen në ofrimin e kujdesit dhe edukimit cilësor për çdo fëmijë. Ne sigurojmë një ambient të sigurt dhe mbështetës, ku zhvillimi i plotë dhe harmonik i fëmijëve është prioriteti ynë kryesor.
Supervizim Profesional për Zhvillimin e Fëmijëve
Në Wondergarden ofrojmë mbikëqyrje të specializuar nga stafi ynë i përkushtuar, përfshirë logopeden dhe psikologen, të cilët punojnë ngushtë për të mbështetur zhvillimin emocional, komunikues dhe mendor të çdo fëmije. Ky qasje multidisiplinare siguron që çdo nevojë individuale të identifikohet dhe trajtohet me kujdes profesional, për të ndihmuar fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Infant (8-18months)
Në Wondergarden, kujdesemi me dashuri për foshnjat nga 8 muajsh e lart, në një ambient të qetë dhe të sigurt që i ngjan një “foleje” të ngroht
Toddler (1.5-3 years)
Në Wondergarden, fëmijët nga 1.5 deri në 3 vjeç eksplorojnë botën me kureshtje dhe entuziazëm, në një ambient të sigurt që inkurajon lëvizjen, komunikimin dhe vetë-shprehjen,
Preschool(3-5 years)
Në Wondergarden, fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç zbulojnë botën përmes një mjedisi të pasur me materiale të veçanta që i ftojnë të mësojnë me gëzim dhe pavarësi.






Day Care Membership Offer
Schedule and tuition
Part-Time
Kjo paketë është e përshtatur për familjet që preferojnë një program të përqendruar në orët e paradites. Fëmija përfiton programin edukativ të mëngjesit, një snack mëngjesi dhe drekë, si dhe të gjitha aktivitetet që zhvillohen në kopsht gjatë këtij orari.
Full-Time
Kjo paketë ofron qëndrim të plotë gjatë ditës dhe përfshin të gjitha aktivitetet edukative dhe sociale të organizuara në institucion. Fëmija përfiton dy vakte kryesore (mëngjes dhe drekë), si dhe dy ushqime të lehta (snack) – një para gjumit dhe një pas gjumit.
Family Package
Kjo paketë është konceptuar për familjet me dy fëmijë (të tilla si binjakët ose motër dhe vëlla) që ndjekin së bashku programin full-time. Çdo fëmijë përfiton program të plotë edukativ, dy vakte kryesore dhe dy snack-e, si dhe pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet edukative dhe zhvillimore të ditës.
Mirepresim fëmijët nga mosha 8 muaj deri në 5 vjeç
“Çmimet tona përshtaten me sezonin – përfitoni nga ofertat dhe promovimet speciale gjatë gjithë vitit!”